Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë për Zamir Sijanin, i ndaluar për dhunën e ushtruar ndaj dy personave bab e bir, Ymer Çela dhe Erjon Çela.
Prokuroria kërkoi këtë masë me pretendimin se po pritet dalja e ekspertizës mjeko-ligjore të dy të plagosurve.
Zamir Sijani, invalid, ka pranuar në seancën e gjyqit se ka goditur bab e bir, por është shprehur se në fillim atë e kanë goditur.
Sijani, banues në fshatin Xhafzotaj Durrës, (i dënuar më parë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”).
Në një intervistë dhënë për Fax News protestuesi që mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Ymer Çelaj, ish-badigardi i Sali Berishës pretendoi se ishte qëlluar nga punonjës civil të policisë.
Ymer Çelaj së bashku me djalin e tij mbetën të lënduar pas një sherri masiv në afërsi të piramidës, ndërsa më pas u transportuan drejt spitalit.
“Jemi nisur nga shtëpia në mënyrën më qytetare, nuk qëndrojmë përpara policisë, rrimë anash, aty ku rrijnë dhe punonjësit e mediave.
Unë rrjedh nga një familje e persekutume, kam një biznes timin privat, hamë bukën tonë. Kemi marrë kërcënime nga njerëz të panjohur, kishin pistoleta. Dëmtimi ka nisur pas fjalës së Bashës, kur iu drejtuam Kuvendit. Provokimet na erdhën nga njerëz të panjohur. Diktova që kishin pistoleta.
Njëri ka ardh nga pas dhe më ka gjuajtur nga mbrapa me pistoletë, dhe më ka thirru Ymer Çelaj. Civilët nuk mbajnë pistoletë në protestë, mendoj se kanë qenë punonjës policie. Në ambulancë kam derdhur 1 kile gjak”,shprehej Ymer Çelaj
留言