Një 34 vjeçar me probleme mendore, i quajtur Defrim Tara është shpallur në kërkim nga policia e Krujës, pasi ka humbur.
Kallëzimi është bërë nga shtetasi A.T, xhaxhai i 34 vjeçarit.
Sipas deklarimeve të familjarëve, ai është larguar nga banesa e tij në Krujë në fundin e muajit maj. I humburi është rreth 170 cm i gjatë, me flokë të shkurtra, ngjyrë gështenjë dhe kishte të veshur një xhup ngjyrë të errët dhe xhinse.
Ndërkaq, policia është vënë në kërkim për gjetjen e tij.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që për çdo informacion që mund të disponojnë të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose 129.
Comments