top of page
Writer's pictureEPost

I hodhi bojë në kokë Rektorit në Shkodër, pezullohet për një vit studentja Pranvera Paçi / VENDIMI

Këshilli i Etikës në Universitetin e Shkodrës 'Luigj Gurakuzi' ka vendosur masën disiplinore për të pezulluar deri në fundin e këtij viti akademik studenten Pranvera Paçi, e cila i derdhi bojë në kokë rektorit Adem Bekteshi në datën 10 maj.

Në këtë mënyrë studentja në fjalë do të detyrohet që të përsërisë vitin akademik për shkak se nuk do të lejohet të hyjë në provimet e fund vitit.

Ndërsa në një intervistë të dhënë ajo ka deklaruar edhe arsyet pse kishte hedhur bojë ndaj Rektorit.

"Arsyeja e ndërmarrjes së këtij hapi ishte pas dhënies së vendimit për pezullim ndaj bashkë protestues time dhe një arsye tjetër kryesore është që anuloi takimin e Zv. ndihmës Sekretarit të Shtetit amerikan i cili do vinte në Shkodër në lidhje me problematikat e tona, përgjigje që ju dha amerikanit ishte se unë si protestuese kryesore e paskam kërcënuar dhe marrë me dhunë sallën, arsye qe nuk u zhvillua takimi." deklaronte Pranvera Paçi.

Ndërsa për masën disiplinore të marrë ndaj saj ajo mesa duket e kishte parashikuar një gjë të tillë.

"Frika patjetër ekziston sepse ai veprim që unë e ndërmora me hedh poshtë tre vite sakrifice dhe pune për të marrë këtë shkollë, pasi këtë vit mund të më digjet diploma." deklaronte Paçi.


9 views0 comments

Comments


bottom of page