top of page
Writer's pictureEPost

'Jemi në dorë të krimit, merrni në dorë fatet e vendit'/ Lefter Maliqi bën thirrje për protesta

Pas daljes së përgjimeve të reja nga 'Bild', ka reaguar edhe deputeti Lefter Maliqi që hyri në Kuvend pak muaj më parë nga listat e PD-së nga posti i n/ drejtorit të Burgjeve, ku qëndroi për dy vite. Ai thotë se shteti ka rënë dhe se jemi në dorë të krimit. Maliqi i bën thirrje popullit që të marrë në dorë fatet e vendit duke protestuar.

"Parlamenti duhet të shpërndahet. Vendi te kalojë në zgjedhje të parakohshme. Përgjimi i shitblerjeve të votave, ndërhyrja e grupeve kriminale tregon se deputetët, drejtorët, kryetarët e Bashkive etj zgjidhen, vendosen dhe emërohen nga krimi. Cdo institucion ka rënë. Jemi në dorë të krimit, paaftëve, servilëve, oligarkëve.

Shkaku është sistemi i kalbur elektoral, korrupsioni dhe krimi i organizuar. E ardhmja e vendit është në rrezik, jemi të pasigurt nën kthetrat e krimit. Shqiptarët të marrin në dorë o sot o kurrë fatet e vendit. Protesto fuqishëm kundër krimit të organizuar mos u ndal për drejtësi, për votë të lire, për të ardhmen e sigurt" shkruan Maliqi.

Vetëm një ditë pasi mbërriti Lulzim Basha në Gjermani, gazeta gjermane 'Bild' publikoi dje disa audio-përgjime të reja mes kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt, njëri nga anëtarët e bandës së Shijakut, por edhe me zyrtare te tjera duke shkaktuar reagime të shumta nga opozita.


7 views0 comments

Recent Posts

See All

Comentarios


bottom of page