top of page
Writer's pictureEPost

Khabib gati të rikthehet në ring, cakton datën dhe kundërshtarin e duelit të radhës

Khabib Nurmagomedov rikthehet sërish në skenë.

Kampioni i peshave të lehta të UFC-së ka vendosur të ngjitet përsëri në ring, teksa ka zyrtarizuar datën edhe kundërshtarin. Sipas presidentes së UFC, Dana White, sportisti rus ka nënshkruar një marrëveshje me Dustin Poirier për UFC 242, ku dueli është planifikuar për tu zhvilluar më 7 shtator në Abu Dhabi.

Kushtet e marrëveshjes nuk janë zbuluar, megjithatë menaxheri i Nurmagomedov, Ali Abdelaziz ka thënë se ka kushte specifike të shkruara në kontratë në rast se Nurmagomedov ndonjëherë përballet me ish-kampionin e kësaj peshe, Georges St-Pierre. St-Pierre është në pension, por Nurmagomedov dhe Abdelaziz kanë vazhduar të shprehin interes për një zhvillim të një lufte të tillë.

Nurmagomedov është një nga luftëtarët më të mirë në botë. "Eagle" nuk ka humbur kurrë në UFC, ku ka regjistruar 27 fitore dhe asnjë barazim. Ai nuk zbret në ring që prej tetotir të vitit të kaluar, kur u ndesh me Conor McGregor në UFC 229.

Sportisti nga Dagestani ishte dënuar nga Komisioni i Disiplinës së UFC-së me 9 muaj pezullim, të cilin e shlyen pikërisht pak muaj para kësaj përballjeje. Sa i përket Poirier, ai është 30 vjeçar, aq sa Khabib. Por ndryshe nga zotëruesi i titullit, ai ka zhvilluar 31 duele, ka fituar 25 dhe ka humbur vetëm 1.


6 views0 comments

Comments


bottom of page