Kurbini ishte ndalesa e radhës e kryeministrit Rama gjatë pasdites së të hënës për të prezantuar kandidaten për këtë Bashki për zgjedhjet e 30 qershorit.
Gjatë fjalimit të tij para kurbinasve, kryeministri tha se këto zgjedhje janë demokratike edhe pse opozita nuk pati kurajon të na dalë përpara.
“Jemi në një betejë që nuk është pa kundërshtarë, por një betejë politike për ta çuar vendin përpara, edhe pse opozita nuk pati kurajon për të na dalë përballë. Ata janë pak dhe do të jenë gjithmonë edhe me pak, ne do jemi gjithmonë shumë e më shumë”.
Rama iu drejtua kundërshtarit të tij politik Basha duke thënë se ka frikë nga zgjedhjet dhe se opozitës i ka ngelur sahati i orës.
“
Luli ka frikë nga zgjedhjet sepse nuk e zgjedhin. Kur ai ishte në Bashki, 4 vjet sahati i Tiranës nuk punonte, pasi kishte ngelur, njësoj siç i ka ngelur Partisë Demokratike”.
Teksa u ndal te kandidatja për Bashkinë e Kurbinit, Majlinda Cara, kryeministri nuk I kurseu fjalët mira duke qenë se ajo është një kandidate femër
“Shyqyr u erdhi radha të votoni për një grua, keni votu për burra 30 vjet. Kujtoni ça thotë Margaret Thetcher, për muhabet burrat, për punë gratë. Ju e dini shumë mirë se kush është Kryeministri kur shkoni në shtëpi, ministri brendshëm apo i Financave kur shkoni në shtëpi”.
Në përmbyllje të fjalës së tij para qytetarëve të Kurbinit, kryeministri Rama nuk i kurseu edhe thumbimet për kreun e opozitës
“Më 1 korrik do shohim se kështu nuk ecet larg, por bie në gropë. Nëse treten këta do lindin forca të tjera. Kasollja e Lulit nuk ngelet gjë për ju se i ha kunati i Lulit”.
Ndërsa gjatë takimit që zhvilloi në Mirditë për të kërkuar një mandat të dytë për kryebashkiakun Ndrec Deda, Kryeministri tha se falë punës së tij, zona ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë 4 viteve.
Comments