top of page
Writer's pictureEPost

LSI bëhet pishman? Ish-ministri i Drejtësisë: Opozita të hyjë në zgjedhje dhe.....

Updated: Jun 5, 2019

Ish-ministri i Drejtësisë dhe një nga figurat më të rëndësishme të LSI-së, Ylli Manjani me anë të një reagim të bërë publik në rrjetet sociale ka bërë thirrje që opozita të futet në zgjedhje pasi sipas tij do të fitojë shumicën e Bashkive. Sipas Manjanit opozita duhet të konsiderojë seriozisht opsionin e hyrjes në zgjedhje, kjo qoftë edhe me shtyrjen e zgjedhjeve sa për të lejuar KQZ të bëjë rregjistrimet. Më pas ish-ministri i LSI-së ka thënë se 'kokëfortësia' e opozitës për të mos shkuar në zgjedhje mund të sjellë dhunë dhe përplasje dhe këtë nuk e do askush. Mesa duket partia e dytë më e madhe e opozitës jashtëparalmentare, LSI ka shtrirë dorën për gjetjen e një zgjidhje. Kujtojmë se kohët e fundit edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ulur tonet dhe ka bërë thirrje për paqe dhe jo dhunë. Me anë të një shkrimi që shpjegonte operacionin e kaluar ajo bënte thirrje kryeministrit Rama duke thënë se nuk ishte asgjë personale por vetëm një betejë politike. Ndërkohë vetë Manjani shprehet se Rama duhet mundur në pushtet. Postimi i plotë i Manjanit: “Nëse opozita hyn tani në zgjedhje, pa fushatë fare fiton bindshëm në: Shkodër, Lezhë, Kukës, Bulqizë, Mat, Laç, Kamëz, Vorë, Cërrik, Sarandë, Delvinë, Rrogozhinë, Kavajë, Çorovodë, Finiq, Tropojë, Konispol e Pustec. Me një kandidat të mirë dhe me pak fushatë fiton: Elbasanin, Tiranën (me pak vota diferencë), Hasin, Pukën, Dibrën, Krujën, Mallakastrën, Korçën, Kuçovën, Urën Vajgurore, Selenicën, Peqinin, Përmetin dhe Këlcyrën.


3 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page