top of page
Writer's pictureEPost

Maturantët japin provimin e matematikës, sërish akuza për shitjen e tezës

Maturantët i janë nënshtruar sot provimit të matematikës. Megjithatë ashtu sic u pretendua një javë më parë me provimin e anglishtes, edhe sot ka patur akuza se teza e provimit është shitur.

Ish kryeministri Sali Berisha dhe ish deputeti i PD, Luciano Boci kanë denoncuar në Facebook se teza e provimit të matematikës është shitur pasi ato kanë dalë pak minuta pasi ka nisur provimi.

Akuza për shitjen e tezës është se ajo bëhet në këmbim të votës së prindërve të nxënësve.

Kujtojmë se këtë vit Ministria e Arsimit kërkoi  bashkëpunimin e forcave të policisë për të shoqëruar dhe garantuar sigurinë në transportin e tezave nga postat deri në shkolla. /Opinion.al


4 views0 comments

Comments


bottom of page