Teksa politika po përplaset për të votuar ose jo në 30 Qershor, mëngjesin së mërkurës, në doganën e Shkodrës mbërritën dy trajlera.
Ata vinin nga Sllovenia dhe sillnin fletët e votimit që KQZ ka porositur për 30 Qershorin.
Me shoqërim policor, 3.606.815 fletët e votimit mbërritën në Tiranë.
Fletët për kryebashkiakë dhe këshilltarë u prodhuan nga kompania Cetis në Slloveni me kosto 600 milionë lekë.
Aktualisht fletët e votimit janë vendosur në një prej magazinave të KQZ-së në Lundër, ndërsa forcat policore ruajnë perimetrin e këtij ambienti
Comments