Nesër ndryshon orari i daljes nga shtëpia. Për fundjavën do të ketë vetëm një orar për të dalë nga shtëpia për të bërë pazaret dhe për të kryer nevojat e tjera imediate. Nesër, ditë e shtunë do të jetë i lirë për të lëvizur vetëm orari 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00. Kjo fashë do të jetë edhe për shitjen e ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administratës.
Ndërkohë nga nesër në orën 13:00 gjatë gjithë ditës së diel, deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të republikës së Shqipërisë. Pra ditën e diel nuk do të ketë asnjë orar të lirë për të dalë nga shtëpia. Kryeministri Edi Rama shkruan se nuk kemi kohë për të humbur në luftën me koronavirusin. Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike.
Comments