OSHEE këtë të mërkurë ka njoftuar në lidhje me zonat që do të kenë ndërprerje energjie ditën e enjte dhe të premte në Tiranë, Korçë dhe në Kavajë.
Në njoftimin e saj ajo thekson se këto ndërprerje do të vijnë si pasojë e ndërhyrjeve në kabinat elektrike, të cilat janë konstatuar me problematika dhe që kanë nevojë urgjente për investimi.
“Njoftim për abonentët Tiranë
Stakim i datës 6-7 qershor
Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 6 dhe 7 qershor do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Tiranë
6 qershor, rruga “Haxhi Hysen Dalliu” pjesërisht, rruga “Mine Peza”, rruga “Mehmet Brocaj”
7 qershor, 09:30-15:00
rruga “5 Maji”, rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Eshref Frashëri”, pranë rrugës “Don Bosko”
7 qershor, 09:00-15:00
rruga “Pashko Gjeci” prane Kthesës së Kamzëz, rruga “Skënder Halili” pjesërisht, pranë Casa Italia
Po ashtu ndërpreje do të ketë edhe në Korçë e Kavajë:
Njoftim për abonentët Kavajë:
Në vijim të masave që ka marrë OSHEE për sigurimin e furnizimit me energji elektrike gjatë sezonit veror, në datën 6 qershor gjatë intervalit kohor 03:00-06:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Kavajë
Golem qendër, Seferaj, Mali i Robit, Stan i Ri, Qerret, Posta e policisë, Breg Deti, hotel “Malvina”, Shkëmbi i Kavajës, Kastrati, Golem plazh, “Viena”, “Miami beach”, Kompleksi “Xixa”
Njoftim për abonentët Korçë:
Stakim i datës 6 qershor
Për shkak të punimeve të planifikuara në nst Maliq, në datën 6 qershor do të stakohet energjia elektrike në intervalin kohor 09:00-13:00 në këto zona në Korçë
6 qershor/Bashkia Maliq, Pirg, Fabrika e Përpunim Drurit.”
Comments