top of page
Writer's pictureEPost

Protesta e opozitës/ Ja çfarë masash ka marrë policia


Rreth 1700 forca policie pritet që të angazhohen pranë Kryeministrisë dhe Parlamentit gjatë protestës së sotme të opozitës.

Ashtu si dhe në protestat e mëparshme uniformat blu do të rreshtohen përpara kryeministrisë ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gatishmëri në pjesën e pasme. Në gatishmëri do të jetë edhe Garda e Republikës.

I njejti rreshtim i forcave të rendit do të jetë edhe pranë kuvendit. Ndërkohë që perimetri i godinave është rrethuar me kordonin metalik.

Në gjendje gatishmërie do të jenë edhe zjarrëfikset me ambulancat. Kufizime për qarkullimin rrugor do të ketë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht Zhan Dark. Autobusat si herën e parë s’do lejohen në qytet. Të Veriut do të grumbullohen tek pallati i sportit “Asllan Rusi”, ndërsa te Jugut tek Fakulteti i Ekonomikut.

Opozita ka kërkuar leje në Policinë e Tiranës për një protestë marshim nga ora 20.00 deri në mesnatë, ndërsa policia i ka kthyer shkresë duke i dhënë leje për protestë deri në 22:00. /Opinion.al

10 views0 comments

Comentários


bottom of page