top of page
Writer's pictureEPost

Sandër Lleshaj: "Përgjimet që nxori 'Bild' nuk janë prova, por indicie. Presim fundin e hetimeve"

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi gjatë një interviste për 'DW' se përgjimet e reja që nxori dje gazeta gjermane 'Bild' nuk janë prova, por indicie, ndërsa shton se duhet të pritet përfundimi i hetimeve për të nxjerrë konkluzione. "Unë nuk besoj që një publikim i tillë prish imazhin e Shqipërisë. Sigurisht që asnjë lajm sado i vogël, që nuk është pozitiv, nuk na pëlqen.

Por cështja ka nevojë që të merret me qetësinë e duhur pasi është në hetim dhe kjo është një rrjedhje e paautorizuar, duhet të presim fundin. Nuk duhet të kërcejmë te konkluzionet shumë herët, pasi i bëjmë dëm procesit. Ajo që është publikuar është pjesë e një dosje që po zhvillohet, bëhet fjalë për rastin konkret dhe përgjithësisht në të gjithë kuptimin e së drejtës përgjimet nuk janë prova, por incide që të cojë te provat. Duhet të presim deri kur të sqarohet rasti" tha ai.

Më pas ai u ndal te lufta kundër kanabisit dhe drograve të forta, ku u theksoi se rrugët e heroinës dhe kokainës janë portet e mëdha dhe jo Shqipëria. "Sa i përket kanabisit është bërë një punë e madhe për ta çrrënjosur, ndërsa sigurisht që energjia kriminale nuk shteron sot. Edhe me kanabisin lufta vijon, pasi ka përpjekje, por energjisë kriminale ne i përgjigjemi me angazhim të jashtëzakonshëm, po luftojmë për ditë.

Ne do ta thellojmë edhe në fushën e kanabisit. Por potencialisht ekziston rreziku nëse zbehim forcën goditëse. Sa i përket drograve të tjera, sigurisht që edhe shqiptarët, kriminelët me origjinë shqiptare e kanë zbuluar këtë treg kriminel dhe po mundohen të futen, por ky treg ka edhe aktorë të tjerë shumë më të mëdhenj se shqiptarët. A kalon nga Shqipëri? Jo domosdoshmërtisht. Rrugët e drogës në Europë janë portet e mëdha, nuk është Shqipëria" tha ai.



3 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page