top of page
Writer's pictureEPost

Shkodër/ Prodhonte pije freskuese në mënyrë të kundraligjshme, pranga 55-vjeçarit

Xhavit Kasemi, 55 vjeç ka rënë në prangat e policisë pasi kishte rifilluar prodhimin e pijeve freskuese në punishten e cila ishte vënë nën sekuestro.

Ai ishte dënuar edhe më herë për të njëjtën vepër penale. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të bërë në punishten e tij e cila ishte bllokuar që nga viti 2017, u gjetën në pije me etiketa të falsifikuara dhe të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme.

Kasemi ishte ndaluar nga policia në vitin 2017 pasi në biznesin e tij falsifikoheshin pije alkoolike dhe energjike të markave të ndryshme, të cilat shiteshin në supermarkete si produkte të importuara. 


2 views0 comments

Commentaires


bottom of page