top of page
Writer's pictureEPost

SHKRESA ZYRTARE/ Policia e Shtetit kërkon 25 kg drogë për...


TIRANË– Policia e Shtetit kërkon 25 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme për të stërvitur qentë. Me anë të një shkrese dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, të publikuar nga Syri TV, Policia e Shtetit kërkon 25 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme, për të stërvitur qentë e policisë së Shtetit.

Në një tabelë të ndarë në sasi të ndryshe, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kërkon: 4 kilogramë heroinë, 6 kilogramë kokainë, 5 kilogramë ekstazi, 5 kilogramë marijuanë dhe 5 kilogramë vaj kanabis sativa.

Sipas shkresës së firmosur nga vetë Veliu, kreu i Policisë së Shtetit shton se në muajin tetor të vitit të shkuar kanë kërkuar dhe marrë heroinë e kanabis në formë çokollate, por që për trajnimin e qenve të Policisë së Shtetit, duhen edhe llojërat e tjetra të lëndës narkotike.

29 views0 comments

Comments


bottom of page