top of page
Writer's pictureEPost

Atentati ndaj 2 vëllezërve, zbardhen detajet rrëqethëse...

Detaje të reja  nga atentati i mbrëmshëm në Elbasan.  Mësohet se shënjestra Klevo Baho ka qenë duke ecur në anë te rrugës Elbasan- Peqin kur i është afruar një person i maskuar dhe e ka pyetur nëse ishte ai Klevi.


Ky i fundit e ka mohuar dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi duke i kërkuar ndihmë vëllait të tij Aldo, i cili i ka ardhur në ndihmë me makinë. Teksa dy vëllezërit i janë drejtuar banesës së tyre një mjet është vënë në ndjekje të dy vëllezërve. Pranë banesës së vëllezërve ka nisur të qëllohet me shumë se 30 herë.




Nga të shtënat ka mbetur i vrarë Aldo Baho dhe Klevi, shënjestra të qëllohet tre herë në shpatull fatmiresisht pa rrezik për jetën.


Atentatorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pasi kanë degjuar të shtenat kanë qënë familjaret që kanë gjetur shënjestrën të plagosur dhe e kanë derguar në spital. Të shqetësuar ata nuk kanë pasur informacion për djalin tjetër i cili kishte mbetur viktimë e atentatit që e gjetën më vonë disa metra larg mjetit, i cili kishte marrë goditje në kokë. I riu ka qenë me shenja jete, megjithëse u dërgua në spital nuk mundi të mbijetoj.

Dyshohet se kemi të bëjmë me larje hesapesh.

18 views0 comments

Comments


bottom of page