top of page
Writer's pictureEPost

Shtohen problemet për Reja-n, por futbollistët optimistë. Ajeti: Na mungonte kjo atmosferë në Kombët

Updated: Jun 5, 2019

Katër ditë para ndeshjes me Islandën për eliminatoret e Europianit trajneri i Kombëtares Edy Reja është bërë me dhimbje koke. Si të mos mjaftonin largimet për shkaqe dëmtimesh të katër futbollistëve, Gjimshitit, Memushajt, Binakut dhe Grezdës, së fundmi probleme ka shfaqur edhe Abrashi.

Mesfushori 29-vjeçar nuk është stërvitur sot me ekipin, duke ngritur shumë pikëpyetje për disponibilitetin kundër Islandës. Gjithsesi pavarësisht këtyre problemeve sulmuesi Sokol Cikalleshi është optimist për rezultatin, duke iu referuar skemës 3-5-2 që pritet të përdorë Reja. Sigurisht duke qenë se do të luajmë me dy sulmues shanset tona janë më të mëdhaj për të qenë afër portës dhe për të shënuar, por kjo nuk është qëllim më vetë pasi ne qëllimi kryesor është të arrijmë rezultat pozitiv pavarësisht se kush shënon.’ Ndërkohë Arlind Ajeti, qendërmbrojtësi i Kombëtares fillimisht shprehet:

Kemi bërë stërvitje të mira me intesitet të lartë. Sidoms atmosfera në ekip, me stafin, me lojtarët është shumë e mirë, diçka që ka munguar për një kohë të gjatë.’


6 views0 comments

Comentarii


bottom of page