top of page
Writer's pictureEPost

Skandal / Rilindja ‘apel’ maturantëve, në këmbim të tezës së provimeve votoni në 30 qershor

Në këmbim të pjesëmarrjes në votim në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, maturantëve të gjimnazit të Peshkopisë u janë ofruar tezat e provimeve të maturës.

Provimet këto të cilat priten të zhvillohen para datës 30 qershor.

Këtë gjë e ka bërë të ditur ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij dëshpërimi i Rilindjes nuk ka fund, dhe në një situatë që nuk ka më garë ata kërtkojnë që të kenë vetëm votat.

Dëshpërimi i Rilindjes nuk ka kufinj, nuk ka kufinj dhe imagjinata e sajesave më absurde për të legjitimuar zgjedhjet e datës 30 Qershor.”-shprehet ndër të tjera Spahiu në status.

Reagim i plotë:

Dëshpërimi i Rilindjes nuk ka kufinj, nuk ka kufinj dhe imagjinata e sajesave më absurde për të legjitimuar zgjedhjet e datës 30 Qershor.

Nuk diskutohet më për kë votohet, pasi nuk ka garë, halli i vetëm është pjesëmarja në votime.

Dhe për këtë, të gjithë maturantëve të gjimnazit të Peshkopisë, ju është ofruar teza e provimeve, në këmbim të pjesëmarjes në to.

Turp i madh..!!!


3 views0 comments

Comments


bottom of page