Një 17-vjeçar është arrestuar në qytetin e Sarandës I cili më datë 08.06.2019, gjatë natës është futur në tregun industrial konkretisht në dyqanin e shtetases F.H dhe ka vjedhur një sërë materialesh, si; xhinse, bluza, atlete etj.
Adoleshenti me inicialet G.D., banues në Sarandë do të përballet me akuzën për vepren penale të “Vjedhjes”.
Njoftimi i plocisë:
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin G.D., 17 vjeç, banues në Sarandë.
Shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas më datë 08.06.2019, gjatë natës është futur në tregun industrial konkretisht në dyqanin e shtetases F.H dhe ka vjedhur një sërë materialesh, si; xhinse, bluza, atlete etj.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja”.
Comments