Flamur Noka është shprehur se opozita dhe qytetarët do vazhdojnë të përballen me qeverinë Rama.
Gjatë fjalës së tij për gazetarët, ish deputeti demokrat tha se vullkani po shpërthen dhe se 8 qershori do jetë dita që do hyjë në histori.
Ndërsa theksoi se 'bisha e plagosur' po jep shpirt.
Flamur Noka: "Opozita dhe qytetarët vazhdojnë të jenë në përballje me bandën në pushteti. Reprezaljet, kërcënimet dhe terrori politik mbi qytetarët duket se nuk ka ndërmend të marrë fund sepse e gjitha është inskenim me urdhër politik. Janë mbi 20 qytetarë që me 16 shkurt e mbrapa që janë të burgosur dhe nuk merren asnjëherë në pyetje, dhe nuk është bërë asnjë hetim për ta, vetëm e vetëm se kanë protestuar për një Shqipëri më të mirë, për të shenjtëruar votën e lirë dhe për zgjedhje të lira e demokratike.
Kjo policia dhe prokurori nuk përballet me bandat dhe me atë që kanë devijuar vullnetin e qytetarëve dhe kanë vjedhur e manipuluar votat por kanë në fokus të saj qytetarët protestues. Bisha e plagosur është duke dhënë shpirt. Janë mjeranë të gjithë ata që shërbëtorë, që duhet të ishin shërbëtorë të shtetit, janë kthyer në shërbëtorë të bandës në pushtet sepse shpresojnë dhe mendojnë se mund ta mbajnë me dhunë policie apo vendime politike prokurorie presionin dhe revoltën e qytetarëve.
Vullkani është duke shpërthyer. Me datë 8 shqiptarët do të japin leksionin sesi nuk pranohet një bandë krimi në pushtet dhe sesi duhet që shqiptarët të mësojnë një gjë, sesi vota e lirë është ajo që të sjell në pushtet.
Data 8 qershor do të hyjë në histori për këtë leksion të madh."
Comments