top of page
Writer's pictureEPost

Zbulohet skema e falsifikimit të certifikatave, arrestohet polici

Zbulohet skema e mashtrimit me Certifikatat për SHPSF (shërbimi privat i sigurisë fizike), e për pasojë është proceduar një punonjës policie.

Hetimi zbuloi se disa persona që aplikonin për përfitimin e Certifikatave si punonjës të shërbimit të SHPSF-ve (shërbimi privat i sigurisë fizike) janë pajisur me dokumente të falsifikuara duke anashkaluar procedurat verifikuese e trajnuese të detyrueshme, si Akademia e Sigurisë, Shoqëritë Private të Sigurisë të licensuara për trajnime, si dhe Komisionin e Certifikimet në DVP Shkodër.

Bëhet e ditur se është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” (për arsye shëndetësore), ndaj punonjësit të Policisë Nënkomisar V.N., me detyrë Specialist për Shërbimin ndaj të Tretëve,

SHÇBA njofton se po vijojnë hetimet ndaj personave të tjerë të implikuar në këtë skemë mashtrimi dhe shpërdorimi detyre, si dhe ndaj personave që kanë përfituar certifikata në kundërshtim me ligjin për ushtrimin e këtij profesioni.


1 view0 comments

Comments


bottom of page