Real Madrid ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit Luka Jovic.
Klubi madrilen ka paguar plot 60 milionë euro te Eintracht Frankfurt për një nga talentet më të mëdhenj në panoramën e futbollit euopian.
21-vjeçari në këtë sezon ka shënuar 27 gola dhe arriti deri në gjysmëfinalet e Europa League.
“Bomberi” i ri ka firmosur një kontratë 6-vjeçare me klubin “merengues”.
Buzëqesh edhe Benfica nga kjo lëvizje e 13 herë kampionëve të Europës, pasi klubi luzitan, që zotëron 20% të kartonit të sulmuesit, do të përfitojë jo pak, por 12 milionë euro nga ky transferim.
Jovic është blerja e parë zyrtare e Real Madrid. Pas tij pritet të zyrtarizohen edhe Mendy dhe Hazard.
Comments