Çekia do të bëjë çmos që vendet e Bashkimit Evropian të njohin dhe vlerësojnë arritjet që Shqipëria ka bërë dhe të votojnë për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pas rekomandimit pozitiv pa kushte që dha Komisioni Evropian.
Këtë garanci dha kryeministri çek Andrej Babiš gjatë një takimi që pati në Pragë me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi. Kryeparlamentari shqiptar ndodhet në Çeki me ftesë të homologut Radek Vondráček, në një vizitë zyrtare dy ditore (3-4 qershor). Praga ishte stacioni i fundit i veprimtarisë lobuese të Kryetarit të Kuvendit për të siguruar mbështetje për hapjen e negociatave, ndërsa Ruçi shoqërohej nga zëvendëskryetari i Komisionit të, deputeti Ralf Gjoni, si edhe ambasadori shqiptar në Çeki, Ilirian Kuka.
“Ne jemi këtu për të kërkuar nga Kryeministri Babiš dhe qeveria e Republikes Çeke, si edhe katër vendet e Grupit të Vishegradit, të lobohen pranë vendeve skeptike të BE-së për sqarimin e arritjeve të reformave integruesenë Shqipëri dhe hapjen e negociatave në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian.” , u shpreh Ruçi.
“Ne i njohim arritjet epadiskutueshme të Shqipërisë dhe, përveç mbështetjes sonë dhe të Grupit të Vishegradit, do të bëjmë të gjitha përpjekjet që edhe vendet e tjera të BE-së të njohin e vlerësojnë këto arritje dhe të votojnë për hapjen e negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian.” Ndërsa në vazhdim të shpjegimeve të Kryetarit të Kuvendit. Z. Ruçi, mbi situatën politke në Shqipëri, Kryeministri Babiš u shpreh se “Protestat paqësore janë një element i demokracisë, por qeverisja evendit fitohet vetëm nëpërmjet konkurrencës në zgjedhje.”, tha kryeministri Andrej Babiš.
Foto me kryeministrin Cek,Andrej Babis
Edhe Dhoma e Përfaqësuesve do të do të ndihmojë Kuvendin e Shqipërisë, jo vetëm duke u lobuar me parlamentet e vendeve anëtare për hapjen sa më shpejt të negociatave, por edhe me asistencë teknike gjatë zhvillimit të tyre.
Takimi me anetaret e Komisionit te Çeshtjeve Evropiane dhe Grupi I Miqesise te Dhomes se Deputeteve
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Radek Vondráček, foli edhe për situatën politike në vend, kur tha se “opozita konstruktive bëhet në parlament dhe jo jashtë parlamentit.”. Me rastin e vizitës së delegacionit shqiptar, në Dhomën e Përfaqësuesve u themelua edhe grupi parlamentar i miqësisë me Shqipërinë.
Foto me Kryetarin e Dhomes se Deputeteve te Parlamentit Çek,Radek Vondraçek
Delegacioni parlamentar shqiptar u prit edhe nga Zëvendës Presidenti i Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke, Jiří Oberfalzer, i cili tha se “Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor nuk kanë alternativë tjetër, përveçse anëtarësimit në Bashkimin Europian"
Foto me zevendes presidentin e Senatit dhe Grupin e Senatoreve
Kryetari Ruçi dhe delegacioni parlamentar zhvilluan një seancë dëgjimore me Komisionin e Çështjeve të Europës së Dhomës së Përfaqësuesve. Kryetar i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe deputeti Ralf Gjoni u shpjeguan në detaje anëtarëve të komisionit arritjet e Shqipërisë në zbatim të rekomandimeve të Këshillit Europian për pesë prioritetet kyçe dhe kërkuan lobimin e tyre me komisionet homologe në parlamentet e vendeve anëtare. Deputetet e pranishëm premtuan se Komisioni i Çështjeve të Europës së Dhomës së Përfaqësuesve tëÇekisë do tu kërkojë komisioneve homloge të vendeve anëtare mbështetjen e tyre pa kushte për hapjen enegociateve me Shqipërinë.
Comments