top of page
Writer's pictureEPost

Bëri burg se goditi më këpucë Ramën, arrestohet sërish në protestën e 2 Qershorit.

Gjykata Penale ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për Ilir Katirajn, protestuesin e arrestuar pas tubimeve të opozitës para kryeministrisë dhe Parlamentit me datën 2 Qershor.

Kojtojmë se menjëherë pas përfundimit të protestës ka vijuar edhe aksioni policor për ndalimin e personave që kryen akte dhunë mbrëmjen e 2 Qershorit përpara Parlamentit, ku u ndaluan dhjetra protestues mes të cilëve edhe Katiraj lexo këtu).

Ai është një banor i Unazës së Re, Ilir Katiraj, i cili në Dhjetor të vitit të kaluar u lirua nga masa e “arrestit me burg” pasi në muajin Nëntor po të vitit 2018 kishte goditur me këpucë kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se më 25 Nëntor 2018, Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit me burg 30 ditë për Ilia Sketiraj i cili tentoi të godasë me këpucë kryeministrin Rama teksa ky i fundit po jepte një deklaratë për mediat në ambjentet e jashtme të Spitalit të Traumës, ndërkohë që sapo kishte vizituar efektiven e plagosur Ina Nuka (lexo këtu)

Katiraj është liruar nga burgu një muaj më vonë pasi Gjykata dha ndaj tij masën e detyrimit të paraqitjes


2 views0 comments

Comments


bottom of page