Në kushtet kur dy ditët e fundit kanë qenë mjaft të ngjeshura me zhvillime politike, Partia Demokratike ka vendosur që mbrëmjen e sotme, në orën 19:00 të bëjë një mbledhje Kryesie në të cilën mësohet se do të diskutohet mbi situatën politike në vend.
Kujtojmë se dy ditë më parë, në protestën e 8-të Qershorit para godinës së kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mijëra qytetarë morën njoftimin se Presidenti i Republikës, Ilir Meta kishte vendosur të ç’dekretonte dekretin e tij për zgjedhjet e paracaktuara të mbaheshin me 30 Qershor.
Ky lajm bëri që protesta atë ditë të ishte më e shkurtra në kohë dhe ndër më paqësoret që ka organizuar opozita e bashkuar, ku në rang kombëtar nga 16 Shkurti deri më 8-të Qershor janë organizuar plot 8-të të tilla.
Ndërkohë, kur pothuajse gjithçka ka ndryshuar por jo qëndrimet e palëve ku mazhoranca është e vendosur të mos e ndryshojë shtyrjen e zgjedhjeve dhe opozita nga ana tjetër kërkon shtyrjen e tyre dhe largimin e Ramës nga pushteti, nuk dihet se cila rrugë do të ndiqet: ajo e arritjes së një marrëveshjeje midis palëve apo vijimi i protestave nga opozita dhe vijimi nga ana tjetër i fushatës elektorale për zgjedhjet pa dekret nga mazhoranca.
Ashtu siç edhe mund të mbetet për tu kuptuar, edhe në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së pritet që të dilet me një qëndrim pasi përveç të tjerave, nga mazhoranca është marrë gjatë ditës së sotme nisma për mbledhjen e firmave të deputetëve për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit
Comentarios