Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.
Procedohen penalisht 2 shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 4 tableta të markave të ndryshme.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr 1, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit:
– P. P., 51 vjeç, banues në Tiranë. – M.P., 31 vjeç banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim të shtetasit P.P dhe të regjistruar në emër të shtetasit M. P, shtetasi P. P ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit ku gjatë kontrollit u gjetën 4 tableta që shërbenin për të ushtruar veprimtari të lojrave të fatit të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Kontrolle kundër aktivitettit të paligjshëm të lojrave të fatit,do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës,me qëllim parandalimin,evidentimin dhe ndëshkimin e ktij aktiviteti të kundraligjshëm.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të këtillë të kundraligjshme.
Comments