Një 22 vjeçar në Berat në bashkëpunim me të dashurën 17 vjeçare kanë vjedhur një sasi eurosh në shtëpinë e xhaxhait të kësaj të fundit.
Përkatësisht i riu me inicialet E.Ç, 22 vjeç dhe e mitura me inicialet Xh.Z kanë vjedhur euro në banesën e personit me inicialet E.Z.
Policia njofton se ka ndaluar të riun, ndërsa 17 vjeçarja po proçedohet në gjendje të lirë.
Ndërkaq, materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Comments