top of page
Writer's pictureEPost

EMRAT/ Dy shqiptarët kapen me kokainë në Itali, ja si i zbuloi policia

Updated: Jun 5, 2019

Dy shqiptarët Aurel Hasanaj 30 vjeç e Meti Lika 35 vjeç, kanë rënë në prangat e karabinierëve në Gjenova të Italisë, pasi janë kapur me një sasi prej 3 kg kokainë.

Hasanaj dhe Lika janë arrestuar gjatë një kontrolli rutinë të policisë italiane me qëllim luftën kundër trafikut të drogës. Pas ndalimit të shqiptarëve në makinën e tyre tip 'Fiat Doblo' me të cilën po lëviznin, policia ka gjetur edhe sasinë e kokainë të ndarë në tre pako.

Ndërkohë policia italiane ka ushtruar kontroll edhe në banesën e Meti Likës, ku u gjet një tjetër sasi kokaine prej 50 gram si dhe disa lëndë që përdoreshin për mbështjelljen e lëndës narkotike.

Lika nuk ishte një emër i panjohur për policinë italiane pasi më parë ai ishte dëbuar me kusht që të mos kthehej më deri në vitin 2022.

Pas arrestimit dy shqiptarët janë dërguar në burgun Marassi dhe më pas do të dalin para gjykatës.



3 views0 comments

Comments


bottom of page