top of page
Writer's pictureEPost

EMRI/ Vritet me armë zjarri nga miku i familjes kryeplaku i fshatit Mërqi në Lezhë (VIDEO)



Tronditet Lezha! Kryeplaku i fshatit Mërqi në Lezhë, Gjin Marku, ka mbetur i vrarë nga plumbat e një arme zjarri të shkrehur ndaj tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pikërisht në zonën ku ai ushtronte këtë detyrë. Sipas policisë së Lezhës, Gjin Marku është vrarë nga T.Gj nga fshati Kashnjet i Lezhës, i cili ishte mik i familjes së viktimës.

Shkak për këtë vrasje dyshohet se është bërë një konflikt për motive pronësie mes viktimës, Gjin Marku dhe autorit T.Gj. Nga pamjet e siguruara nga Shqiptarja.com, shihet edhe vendi i ngjarjes ku u vra Gjin Marku. Aty ndodhet edhe një makinë tip 'kamionçinë' e ngarkuar me balla të vogla bari, ku mesa duket, Gjin Marku po punonte për t'i ngarkuar.

Uniformat blu shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërsa pas identifikimit të autorit të vrasjes efektivët e policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe po punojnë që ta vënë në pranga.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanat që çuan në këtë krim të rëndë që tronditi qytetin e Lezhës mëngjesin e sotëm.


5 views0 comments

Comments


bottom of page