Zjarrfikësit e Gramshit dje i kanë shpëtuar jetën një shoferi që ishte bllokuar në automjet pas një aksidenti të rëndë. Ngjarja ndodhi pasdite në fshatin Bregas. Një Fuoristradë me targë SK 145 BA i drejtuar nga shtetasi Riza Pëllumbi, ka devijuar nga rruga dhe është rrokullisur në anë të saj. Si pasojë e përplasjes mjeti ka pësuar dëmtime dhe ka bllokuar brenda tij shoferin.
Me gjithë ndihmën e dhënë nga banorë të zonës ka qenë e pamundur që ai të nxirret nga mjeti. Për rastin janë njoftuar zjarrfikësit e Gramshit të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit.
Burimi nga vendngjarja bënë me dije se ka qenë shefi i këtij reparti Ilir Llapushi që ka udhëhequr ndërhyrjen duke bërë të mundur që shoferi të dalë i gjallë prej andej.
Comments