Policia e kufitare ka gjetur një trup të pajetë në ujërat e plazhit të Durrësit. Trupi i pajetë është parë rreth 2 milje nga bregu i detit përballë sektorit Teuta.
Viktima është i seksit mashkull rreth 60 vjeç dhe i gjatë 160 cm dhe mbante veshur një palë rroba plazhi ngjyrë blu. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndërkohë policia po heton për identifikimin e viktimës si dhe zbardhjen e rrethanave të mbytjes së tij.
Comments