top of page
Writer's pictureEPost

Humb jetën nga infarkti në plazh, rasti i tretë brenda 10 ditëve


Një 70 vjeçare ka ndërruar jetë në zonën e quajtur  “Plazhi i Ri” në Vlorë.

E moshuara dyshohet se ka pësuar atak kardiak sapo ka hyrë në det. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm por identiteti i viktimës nuk bëhet i njohur.

Kjo është viktima e tretë gjatë këtij sezoni turistik që ndërron jetë si pasojë e atakut kardiak. Një tjetër 70 vjeçare ndërroi jetë 4 ditë më parë po në plazhin e Vlorës. Ndërsa një pushues nga Kosova për të njëjtat shkaqe humbi jetën në plazhin e Durrësit.

6 views0 comments

Comments


bottom of page