top of page
Writer's pictureEPost

I arratisur prej 17 vitesh/ Në pranga vrasësi shqiptar

Një 45 vjeçar shqiptar i kërkuar prej 17 vitesh nga drejtësia italiane është arrestuar ditën e sotme nga policia shqiptare.

Banuesi në Kavajë me inicialet E.M është vënë në pranga me qëllim ekstradimi.

Sipas policisë, ky shqiptar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Firences / Itali, në vitin 2002 e ka dënuar me 14 vjet burg për veprën penale “Vrasja me paramendim", të parashikuar nga neni 575 i Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.


15 views0 comments

Comentarios


bottom of page