top of page
Writer's pictureEPost

I vuri zjarrin KZAZ-së në Shkodër,Hajdari kundër opozitës: Traumë kombëtare, dhuroj pagën time për..




Kryetarja e grupit Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari e cilëson si traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare zjarrin që iu vendos shkollës dje në Shkodër, brenda së cilës ishte vendosur KZAZ-ja. Hajdari thotë se ka vendosur që pagën si deputete ta dhurojë për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në Shkodër.

"Djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare. Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore t’a dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokrat dhe as socialist por thjesht servil të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin: “Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier”. Le të jetë paga ime fillimi i një fushate ndërgjegjësimi nga çdo shqiptar që kërkon një Shqipëri si Europa" shkruan ajo.

Militantët e PD sulmuan KZAZ nr.3 në Shkodër mbrëmë duke thyer xhamat e saj dhe më pas i kanë vënë flakën me benzinë. Punonjësit e bashkisë së Tropojës, që drejtohet nga i zgjedhuri i PD-së, Besnik Dushaj paraditen e djeshme shqyen derën e muzeut të qytetit duke marrë materialet zgjedhore, të cilat më pas i hodhën në rrugë.

Edhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu nxori në terren zëvendësin e tij, dhe Policinë Bashkiake për të kërkuar lirimin e ambienteve në varësi të bashkisë, që po shërbejnë si KZAZ. Opozita pas anulimit të zgjedhjeve nga Presidenti Meta ka bllokuar KZAZ-të në bashkitë që drejtohen nga përfaqësuesit e saj duke penguar procesin, ndërsa shumica shprehet e vendosur për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

7 views0 comments

Comments


bottom of page