Pas një dyshimi për lëndë narkotike në një banesë në fshatin Drithas të Vlorës, Policia ka ndërmarrë një operacion falë të cilit është vënë në pranga një 57-vjeçar me inicialet A.M., në banesën e të cilit janë gjetur 12 kg lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sattiva.
Menjëherë, policia ka vënë para përgjegjësisë penale duke arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, 57 vjeçari A. M., i cili akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i Policisë:
Sekuestrohen nga policia 12 kg lëndë narkotike cannabis sattiva në një banesë.
Vihet në pranga autori – pronar i banesës.
Në vijim të kontrollit të territorit për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacione konfidenciale, Seksioni i Narkotikëve ka organizuar punën pas dyshimit për lëndë narkotike në një banesë në fshatin Drithas të Vlorës.
Pas kontrollit të ushtruar në këtë banesë, policia ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike prej 12 kilogramë e dyshuar e llojit cannabis sattiva.
Menjëherë, policia ka vënë para përgjegjësisë penale duke arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, 57 vjeçari A. M.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Σχόλια