top of page
Writer's pictureEPost

Maskra e Matit, burg për jetë për autorin

Gjykata e Matit ka dhënë dënimin burg përjetë për Kujtim Koxhën. Autori i masakrës së Matit me tre të vdekur, ndër të cilët 2 punonjës të bashkisë dhe një bashkëfshatar.

Konflikti mes autorit dhe viktimave ndodhi teksa këta të fundit po drekonin në një lokal në fshatin Shëlli në Tetor të 2018.

Koxha i kishte kërkuar më parë punonjësve të Bashkisë që ta shtronin rrugën deri në shtëpinë e tij por ata e kishin refuzuar këtë gjë. Në fillim ai pati një konfrontim verbal dhe fizik me ta. Pasi u largua ai u kthye përsëri me një kallashnikov dhe ekzekutoi Mentor Hoxhën, Erzen Aliaj dhe Hamit Bucin. Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe një person i katërt.


6 views0 comments

Comments


bottom of page