top of page
Writer's pictureEPost

'Poker'/ Kthyen lokalet në bazë lojrash fati, policia procedon penalisht dy administratorët

Dy persona janë proceduar penalisht pasi janë kapur duke vënë në dispozicion lokalet për lojëra fati të palejuara.

Personat në fjalë janë R. N.,32 vjeç, banues në Tiranë dhe A. S., 55 vjeç, banues po në Tiranë. Ata administronin dy lokale  në rrugën “Irfan Tomini” dhe në rrugën “Ismail Qemali” dhe pikërisht në këto lokale policia ka gjetur një tavolinë pokeri, kompjuter, monitor, aparate celularë, bizhuteri, çelësa mjetesh, si dhe vlera monetare.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë edhe një ftesë për të gjithë qytetarët që të denoncojnë veprimtari të tilla të kundërligjshme.


4 views0 comments

Comments


bottom of page