top of page
Writer's pictureEPost

Sherr në familje, 18 vjeçarja plagos me thikë kunatin



Policia e Tiranës njoftoi këtë të premte nisjen e një procedimi penal ndaj një vajze 18-vjeçare. Shkak u bë një ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Kamëz. E reja dyshohet se plagosi me mjet prerës kunatin e saj 40-vjeçar.

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për 18 vjeçaren Gj.Metallari, banuese në Kamëz, e cila ka plagosur mbrëmjen e të enjtes kunatin e saj 40 vjeçar Arjan Metallari. Ky i fundit mësohet se kishte shkuar në shtëpi në gjendje të dehur dhe është konfliktuar me çiftin. Madje 18 vjeçarja pretendon se ai e ka kërcënuar se do ta vrasë kështu që ajo e ka goditur me thikë.

I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme

3 views0 comments

Comments


bottom of page