Vendimi i presidentit Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet lokale, ka patur jehonë të gjërë në mediat ndërkombëtare.
“Associated Press” shkruan se Meta e motivoi këtë vendim me nevojën për të zvogëluar tensionet politike në vend. Mijëra shqiptarë që mbështesin opozitën politike sipas agjencise, u mblodhën për një protestë anti-qeveritare të shtunën.
“Pas perëndimit të diellit, gazi lotsjellës dhe flakët mjegulluan rrugët e tiranës”, thuhet në artikull.
Vendimi i presidentit u pasqyrua edhe në media të tjera të mëdha, si “Uashington Post”, “New York post”, Francë 24, BBC, Fox News, ABC News, etj.
Ato shkruajnë se opozita e akuzon kryeministrin Edi Rama për korrupsion, duke kerkuar nje qeveri tranzitore dhe zgjedhje te parakohshme.
Comments