top of page
Writer's pictureEPost

VIDEO/ Mesazhi që na shpëtoi nga protesta, qytetari: Të rrëzojmë Gramoz Ruçin, atë qelbësirë që…

Bardhok Kinaj protestestuesi

nga Shkodra  i cili para se të mbërrinte në protestën e djeshme të opozitës që u zhvillua në Tiranë, ka treguar arsyet se përse do të merrte pjesë në Tiranë.

I dënuar me 8 muaj me kusht për vonesat në pagesën e faturave të energjisë duke e argumentuar këtë me mungesë të të ardhurave, ai tha se do të shkonte në kryeqytet për të rrëzuar qeverinë dhe Gramoz Ruçin që sipas tij ka vrarë 2 persona në fillimet e demokracisë në Shkodër.

“Me qenë 20 mijë vetë këtu, e me shku në Tiranë me rrëzu këtë pleh, me rrëzu Gramoz Ruçin, atë qelbësirë që ka vrarë me 2 prill, s’ka lënë kënd pa vrarë. Ne presim naj ditë më të mirë për fëmijët tanë, jo me na lënë me 150 mijë lekë që nuk na del për asgjë. Edhe ato lekë invaliditeti nuk na i japin. Na ka pru në maje të hundës ma keq se Enver Hoxha. Ne shkojmë në protestë për ekonominë tonë, jemi me halle, me kredi me gjëra, drita e ujë andej e këtej hajde mos i paguaj se të vusin brenda, më kanë dënu me 8 muaj në kusht e dinë të gjithë”.

I pyetur nëse PD-së duhej të hynte në zgjedhje, qytetari tha: “Ahh s’bahet fjalë, ku me hy PD-jë në zgjedhje me këta komunista, t’u na vjedh zgjedhjet t’u na vjedh të drejtat tona. As mos e diskuto atë punë, nuk bëhet fjalë”.


5 views0 comments

Comments


bottom of page